21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti tragjik të ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes.
21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, vdes tragjikisht në një aksident trafiku në Itali

Ai ka gjetur vdekjen teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24 vjeçar, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi, shkruan Gazeta Express.
Gazeta italiane “Corriere del Vento” shkruan se Rilindi kishte mbetur i vdekur në vend dhe se asgjë s’mund të bëhej për të.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

