LAJME 21 të vdekur e 1.278 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë TV Prizreni - September 4, 2021 0 04 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës. Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140. Në total numri i rasteve aktive është 26.534. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!