- Reklama -

2025-ta me katër palë zgjedhje, KQZ-ja nis përgatitjet

Procesi i jashtëzakonshëm zgjedhor i 28 dhjetorit, do të jetë i katërti me radhë brenda një viti në Kosovë.

Ndryshe nga tri proceset e kaluara që ishin të rregullta, zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, zgjedhjet lokale të 12 tetorit e balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna, ky i 28 dhjetorit si i jashtëzakonshëm i ka dhënë kohë KQZ-së jo më shumë se 37 ditët e ardhshme që t’i bëjë përgatitjet për mbajtjen e tyre.

- Reklama -

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për RTKlive se KQZ-ja së shpejti do të vendosë për afatet kohore, bazuar në ditët që kanë në dispozicion.

“Së shpejti, KQZ do të marrë vendim për caktimin e afateve kohore të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. KQZ do të caktojë afatin për partitë për të formuar koalicione zgjedhore, afatin për subjektet politike për t’u certifikuar dhe dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë, si dhe periudhën e fushatës zgjedhore”, sqaroi ai për RTKlive

Tregoi se afate pritet të caktohen gjithashtu edhe për periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, votimin përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, afatet për akreditimin e vëzhguesve, e afate të tjera që i kërkon procesi zgjedhor.

Një ditë më parë presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, me dekret shpërndau legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Republikës, pasi ligjvënësit në dy tentime të partisë së parë nuk i dhanë votëbesim dy emrave që u mandatuan për qeverinë e re, Albin Kurtit e Glauk Konjufcës.

Osmani menjëherë pas takimit me liderë, të enjten caktoi 28 dhjetorin si datë zgjedhjesh, meqë tha se 21 dhjetori, gjithashtu si një nga datat e propozuara në takim ishte i pamundur për shkak të afateve kohore që duhet t’i respektojë KQZ-ja, që praktikisht tha se e bëri të pamundur mbajtjen e tyre në atë datë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort