LAJME

Nga 1 nëntori, Policia e Kosovës nuk do të lëshojë vërtetime mbi të kaluarën kriminale

Nga 1 nëntori, Policia e Kosovës nuk do të lëshojë vërtetime mbi të kaluarën kriminale
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2024, 16:33

Policia e Kosovës, përmes një komunikate zyrtare, ka njoftuar mediat dhe qytetarët se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

“Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale. Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre.”, njofton Policia./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika