LAJME

Osmani takon ministrin dominikan: Biseduam për thellimin e raporteve ndërshtetërore

Osmani takon ministrin dominikan: Biseduam për thellimin e raporteve ndërshtetërore
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Qershor 2024, 17:25

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría.

Pas këtij takimi, Osmani ka thënë se Republika Dominikane është aleate e rëndësishme e Kosovës.

“Në San Salvador, u takova me Joel Santos Echavarría, ministri i Presidencës së Republikës Domenikane. Ne hulumtuam rrugët për të thelluar lidhjet midis vendeve tona dhe për të punuar së bashku për të forcuar bashkëpunimin tonë dypalësh në fushat me interes të përbashkët” shkroi Osmani në “X”.

/IndeksOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika