LAJME

Një person gjobitet me shumë prej 200€ për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit

Një person gjobitet me shumë prej 200€ për përdorimin e telefonit gjatë  drejtimit të mjetit
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2024, 16:51

Policia e Kosovës, përmes faqes zyrtare në facebook ka njoftuar se, Njësia e Divizionit të Trafikut ka identifikuar shoferin duke përdorur telefonin mobil gjatë drejtimit të mjetit, pas verifikimit ka rezultuar se i njejti person  ka përdor telefonin për herë të dytë.

Sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut rrugor gjobitet me 200€, 2 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi imjetit me veprim motorik, thuhet ne fund të njoftimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika