LAJME

Kulla e komandantit të UÇK-së, Remzi Ademaj në Zhur, drejt finalizimit

Kulla e komandantit të UÇK-së, Remzi Ademaj në Zhur, drejt finalizimit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Prill 2024, 16:19

Komuna e Prizrenit ka njoftuar të premten se ndërtimi i Kullës së një prej figurave më të shquara të luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës, komandantit të UÇK-së, Remzi Ademaj i njohur ndryshe edhe me emrin “Petriti”, është drejt finalizimit.

Vendi se ku po ndërtohet kjo kullë ndodhet në Zhur, më përkatësisht në vëndlindjen e Komandantit.

” Ky projekt i DKRS-së, është një akt i kujdesit ndaj trashëgimisë historike dhe të kaluarës së lavdishme si dhe do të shërbejë si monument i përhershëm për ta kujtuar e për ta nderuar kontributin e komandant Petritit, duke shërbyer, gjithashtu, si pikë referimi për brezat e ardhshëm.”, thuhet në fund të këtij postimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika