SPORT

Ish lojtari i disa klubeve shqiptare, Silvio Zogaj, përforcim i radhës së Lirisë

Ish lojtari i disa klubeve shqiptare, Silvio Zogaj, përforcim i radhës së Lirisë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Korrik 2024, 17:16

27 vjeçari, Silvio Zogaj nga Lezha,  është ka nënshkruar kontratë një vjeçare me KF “ Liria”, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit prizrenas. Lezhjani Zogaj, i cili luan në pozitën e anësorit të majtë, ka qenë pjesë e skuadrave të elitës së futbollit shqiptar.

“Silvio Zogaj zyrtarisht është transferi i radhës te FC Liria për sezonin 2024/25! Silvio, një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme dhe përvojë të pasur, do të përforcojë ekipin tonë dhe do të jetë një shtesë e rëndësishme në formacionin tonë.

Gjatë karrierës së tij, ai ka kaluar gjithë kohën duke luajtur në ligat shqiptare, me shumicën e ndeshjeve të tij në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar, ku spikasin ekipe si Vllaznia, Flamurtari, Teuta dhe së fundi Erzeni.

I pozicionuar si sulmues i majtë, Zogaj është i njohur për aftësitë e tij të driblimit, shpejtësinë dhe krosimet e tij të sakta në zonën e rreptësisë. Me kalimin e tij te FC Liria, ekipi shpreson të përfitojë nga talenti i tij për të kaluar kundërshtarët me lehtësi dhe për të krijuar raste të rrezikshme për shokët e skuadrës.

Mirë se vjen, Silvio! Jemi të gëzuar që të kemi në ekip dhe presim me padurim të shohim kontributin tënd në fushë.”, thuhet në fund të njoftimit nga klubi prizrenas.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika