LAJME

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me rrjet hidrometrik online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me rrjet hidrometrik online
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2024, 15:36

IHMK ka realizuar njërin nga projektet më të rëndësishme në fushën e hidrologjisë në Kosovë.

Ky projekt është financuar nga Banka Botërore nga programi FLOËS “Blerja e Pajisjeve Hidrologjike per Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës” (Procuring Hydrological Equipment for Hydrometeorological Institute of Kosovo).

Ky projekt përfshin:

– Blerjen e pajisjeve të teknologjisë së avancuar për monitorim hidrologjik

– Ndrrimin e sistemeve dhe teknologjive të vjetruara me ato të reja.

– Qasja në kohë reale dhe transferimi online (GPRS) i të dhënave

Në 7 profilet kyqe hidrometrike:

  1. Gjonaj (Drini Bardhë)
  2. Grykë e Rugovës (Bistrica e Pejës)
  3. Klinë (Lumi Klina)
  4. Leposaviç (Ibri)
  5. Nedakoc (Sitnica)
  6. Hani Elezit (Lepenci)
  7. Viti (Morava e Binçës)

Janë instaluar sisteme të kamerave (DischargeKeeper) – Matja e rrjedhave lumore me Sistem të bazuar në kamerë-a të cilat përdorën për:

– Matjen e profilit të lumit

– Shpejtësisë sipërfaqësore të lumit (m/s &cm/s)

– Nivelin e ujit (m & Cm)

– Llogaritja e drejtpërdrejtë e prurjeve të lumit (Q=m3/s & q=l/s)

– Metoda e matjes jo ndërhyrëse duke përdorur vetëm një sensor (kamerë)

– Shikimi (fotografim) gjatë natës

– Ruajtja e të dhënave dhe transmetimi në distancë i të dhënave dhe imazheve të matjes (çdo 15 dhe 30 min)

– Sistem jo ndërhyrës, matës i besueshëm gjatë ngjarjeve të përmbytjeve

– Në më pak se një minutë, merren rezultatet e matjes së nivelit të ujit, shpejtësisë mesatare të rrjedhës dhe prurjeve.

– Matjet dhe alarmi inteligjent i prurjeve në kohë reale.

IHMK ka falenderuar Bankën Botërore për financimin e këtij projekti e gjithashtu ka falenderuar edhe Operatorin Ekonomik , për profesionalizëm dhe korrektësi e gjithashtu edhe kolegët e sektorit të hidrologjisë për kontributin e dhënë gjatë gjithë fazave të realizimit të këtij projekti. 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika