LAJME

Arrestohet një i dyshuar në Prizren për veprën penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”

Arrestohet një i dyshuar në Prizren për veprën penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2024, 15:47

Ditën e hënë Stacioni Policor në Prizren ka njoftuar, përmes faqes zyrtare në facebook se po në këtë datë, 10.06.2024, kanë arrestuar një të dyshuar në Prizren për veprën penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”.

Policët e njesitit të realizmit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren Veri, pas veprimeve operative-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin e i cili besohet të jetë i ivolvuar në rastin “Vjedhje të rëndë , në bashkëkryerje”.

I dyshuari, ndryshe i njohur me inicialet E.B, 28 vjeçar, fillimisht është dërguar në stacionin policor Prizren -Veri dhe më pas me urdhër të prokurorit të shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë.

 

 

 

 

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika