LAJME

Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Prill 2024, 18:18

Njesiti hetimor i Stacionit Policor  në Suharekë mes datave 04.04.2024 , 06.04.2024, dhe 09.04.2024 përmes rrugëve operative ka arrestuar të dyshuarit me inicialet A.G, Q.K, dhe J.T, të tre këta  janë nga komuna e Prishtinës.

Arrestimi i keëtij të fundit është bërë me dyshim se i njejti ka qenë edhe pjesë e vjedhjes së rëndë  në fshatin Sopij të Suharekës, ku edhe ishin vjedhur stoli ari, nje lap topi. nje pushkë gjuetie ‘Sterger” si dhe 35 copë fishek.

Në lidhje me këtë rast hetuesit policorë me urdhër të prokurorit të shtetit ka realizuar një urdhër kontroll në sgtëpinë e të dyshuarit të tretë J.T, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tijë në cilesinë e provave materiale k\në arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë

39 Copë rrathë dore, bizhuteri

38 Copë byzylyk dore , bizhuteri

57 Copë zingjirë qafe

37 Vathë bizhuteri

26 Copë unaza gishti

11 Cope unaza argjendi

Ora dore për meshkuj, etj.

Po ashtu gjatë kësaj kohe është sekuestruar edhe automjeti Golf 5 , me targa vendore, i cili dyshohet se është përdorur në kohën e vjedhjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika