Polica e Kosovës njofton se në Prizren, më datën 16.04.2024, ditë e martë, rreth orës 22:39, është marrë një informatë se në sheshin Shatërvan në Prizren, ka ndodhur një kanosje ku, dyshohet se është ekspozuar edhe një armë e zjarrit.
Patrulla Policore ka dalur në vendin e ngjarjes ku edhe kanë ndaluar të dyshuarin dhe disa dëshmitarë , ndërsa personitjetër, fillimisht i cilësuar si viktimë, ishte larguar nga vend ngjarja në një drejtim të panjohur.
Ditën e sotme, më datën 17.04.2024, në orën 10:30, i dyshuari O.M, i cilësuar si viktimë është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren, i cili para hetuesëve ka deklaruar se ditën e incidentit me vete ka pasur një pistoletë dhe po e njejta psitoletë është marrë nga i dyshuari tjetër me inicialet Sh.Sh, ky i fundit tentoi për kanosje.






