Një qytetar nga Suhareka është dënuar me 200 euro gjobë për hedhje të mbeturinave në hapësira publike, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Teksa ka publikuar disa fotografi të gjobës dhe të vendit ku shihen mbeturinat e ngurta të hedhura, ai ka njoftuar se hapësira është pastruar nga vetë i dyshuari.





