Me ofrimin e festave të fundvitit, ka filluar dhe përdorimi i mjeteve piroteknike. Por gjobat për të gjithë ata që përdorin mjete piroteknike para datës 26 dhjetor janë nga 200 deri në 500 euro. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas datës 26 dhjetor dhe se të për të gjithë ata që shkelin këtë vendim, do të pasojnë gjobat.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme ndëshkim apo dënim prej 3 deri në 10 vjet burgim do të ketë dhe për ata që bëjnë prodhim dhe tregtim të paautorizuar të mjeteve piroteknike.





