Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, ku nga 10 vende në Kuvend ka marrë Lista Serbe dhe 10 vende subjektet tjera politike të komuniteteve joshumicë.
Lista Serbe ka marrë ose 5.06%, dhe do të ketë 10 deputetë të cilët janë Slavko Simiq me 19 728 vota, Igor Simiq, me 19 263 vota, Miljana Nikoliq me 18 348 vota, Zoran Mojsiloviq me 18 340 vota, Ivan Todosijeviq me 17 980 vota, Verica Qeraniq me 15 394 vota, Branislav Nikoliq me 14 499 vota, Milos Peroviq me 14 392 vota, Ljubinko Karadziq me 13 804 vota dhe Jasmina Dediq me 13 793 vota.
Sipas rezultateve, dy deputetë i takojnë Kosova Demokratik Turk Partisi, konkretisht Fikrim Damka me 3 783 vota dhe Fidan Jilta me 2.515 vota.





