LAJME

20 biznese suspendohen nga platforma Superpuna

20 biznese suspendohen nga platforma Superpuna
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Korrik 2023, 11:49

Platforma ‘Superpuna’ ka njoftuar se 20 biznese janë suspenduar si rezultat i mos respektimit të Termeve dhe Kushteve të platformës, të cilat janë vërejtur gjatë monitorimit në teren të përfituesëve.

Në njoftimin e tyre thuhet se ky suspendim ka ndodhur si pasojë e monitorimit në teren të këtyre bizneseve ku monitoruesit kanë vërejtur që punëtorët të cilët figurojnë si të punësuar në ato biznese, nuk kanë qenë prezent në vendin e punës.

Me këtë rast, superpuna ka suspenduar profilet e këtyre bizneseve duke ua pamundësuar që të përfitojnë sërish nga subvencioni.

“Monitorimi i bizneseve përfituese nga platforma superpuna është i rregullt dhe i vazhdueshëm. Andaj, udhëzojmë bizneset që t’u përmbahen detyrimeve të tyre, ashtu që në vazhdimësi të kenë mundësinë të përfitojnë nga politikat mbështetëse të Qeverisë”, thuhet në fund të njoftimit nga Superpuna.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika