LAJME 2 të vdekur dhe 787 raste të reja me Covid-19 në Kosovë TV Prizreni - February 8, 2022 0 08 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës. Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 5.082 testime, 787 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 3.613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195.021. Në total numri i rasteve aktive është 20.995. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB