LAJME 2 të vdekur dhe 247 raste të reja me Covid-19 në Kosovë TV Prizreni - February 14, 2022 0 View of a Coronavirus Covid-19 background - 3d rendering Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.548 doza të vaksinës. Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 2.314 testime, 247 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 2.096 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 209.312. Në total numri i rasteve aktive është 10.800. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB