LAJME

2 mijë e 831 gjoba trafiku më 29 korrik, rekord për këtë muaj

2 mijë e 831 gjoba trafiku më 29 korrik, rekord për këtë muaj
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2026, 12:17

E mërkura e 29 korrikut ishte dita kur policët e Kosovës shqiptuan numrin më të madh të tiketave të trafikut gjatë gjithë këtij muaji.

Ata shpërndanë hiq më pak se 2 mijë e 831 gjoba.

Të dhënat, të cilat bazohen në raportet ditore 24-orëshe të Policisë së Kosovës, tregojnë se pas 29 korrikut, numri më i lartë i ndëshkimeve u regjistrua më 14 korrik, me 2 mijë e 723 tiketa të shqiptuara.

Dorëlëshuar në gjobitje për shkelje të rregullave të trafikut forcat e rendit u treguan edhe më 28 korrik kur bënë 2,693 ndëshkime për kundërvajtësit

Më 23 korriku u shpërndanë 2 mijë e 638 tiketa ndërsa më 21 korrik 2 mijë e 623.

Mbi dy mijë e gjashtëqind dënime u dhanë edhe në dy ditë tjera të këtij muaji. Më 22 korrik u shkruan  2 mijë e 617 gjoba ndërsa më 16 korrik 2 mijë e 610.

Ndërkaq, më 17 korrik Policia e Kosovës shqiptoi 2 mijë e 553 gjoba, kurse më 15 korrik dhe 30 korrik u evidentuan nga 2 mijë e 532 tiketa trafiku.

Statistikat dëshmojnë se në këto dhjetë data, kontrollet në komunikacion kanë qenë më të intensifikuara, me mbi 2 mijë e 500 tiketa trafiku të shqiptuara çdo ditë.

Gjoba janë shqiptuar edhe në ditët tjera, por ato, si shifër, janë qenë më pakta se në datat e përmendura më lart në këtë tekst./KP

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika