LAJME

2 mijë e 547 ushtarë të trajnuar jashtë vendit gjatë një viti

2 mijë e 547 ushtarë të trajnuar jashtë vendit gjatë një viti
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2022, 13:48

2 mijë e 547.

Kaq është numri i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët janë trajntuar jashtë vendit.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Mehaj tha se avancimi profesional mbetet një nga synimet kryesore.

“Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik në fushën e trajnimeve, po ngrisim në vazhdimësi kapacitetet profesionale dhe operacionale në funksion të misionit tonë kushtetues, gjithmonë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së shtetit të Republikës së Kosovës, e përtej kësaj ky bashkëpunim në avancimin profesional të ushtarakëve kontribuon në përmbushjen e vizionit për anëtarësim në NATO”, tha Mehaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika