LAJME

Zelensky pritet nga kryeministri britanik, Starmer: Jemi me Ukrainën

Zelensky pritet nga kryeministri britanik, Starmer: Jemi me Ukrainën
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2025, 18:13

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e ka pritur në takim presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

Ky takim vjen vetëm një ditë pas takimit që lideri ukrainas e pati me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin u përplasën ashpër.

Starmer përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën duke thënë se “ne qëndrojmë me Ukrainën, për aq sa është e nevojshme”. Ai foli për vendosmërinë e palëkundur për të arritur një paqe të qëndrueshme për Ukrainën, shkruan BBC.

Në anën tjetër, Zelensky falënderoi Starmerin për mbështetjen e tij dhe falënderoi Mbretin Charles III që pranoi një takim me të nesër.

“Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë dhe miq të tillë”, tha Zelensky.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika