LAJME

Zafir Berisha: Marshi për Drejtësi ishte mesazh i fuqishëm për propagandën e Serbisë që nga përfundimi i luftës

Zafir Berisha: Marshi për Drejtësi ishte mesazh i fuqishëm për propagandën e Serbisë që nga përfundimi i luftës
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2023, 17:45

Ish-komandanit i UÇK-së dhe njëherët kryetari i Nisma Socialdemokrate në Prizren ka marrë pjesë në Marshin për Drejtësi bashkë me liderin e partisë së tij Fatmir Limaj.

Berisha nga atje ka thënë se ky marsh ishte mesazh i fuqishëm për propagandën dhe investimin e Serbisë që nga përfundimi i luftës, kundër vlerave themelore të shtetit të Kosovës.

“MARSHI PËR DREJTËSI ishte mesazhi i fuqishëm për propagandën dhe investimin e Serbisë që nga përfundimi i luftës, kundër vlerave themelore të shtetit të Kosovës, si dhe për Albin Zajednicën dhe trushpërlarët e tij si përçues të asaj propagande.”, ka thënë ai./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika