- Reklama -

Zafir Berisha kujton betejën e UÇK-së në fshatin Buçe dhe Brezne të Opojës, në 27-vjetorin e saj

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, në një postim në Facebook, ka kujtuar dëshmorët e rënë gjatë betejës së UÇK-së në fshatin Buçe dhe Brezne të Opojës, në 27 vjetorin e rënies së tyre heroike.

“Me 28 korrik 1998, duke u kthyer nga Shqipëria, një grup prej 63 luftetarëve që kishin qenë për armatim, bie në pritë të forcave serbe ku në luftimet e ashpra që u zhvilluan në fshatin Buçe dhe mbi fshatin Brezne, bien heroikisht dy luftëtarët e UÇK-së, Beamir Memaj dhe Nexhat Fanaj.

- Reklama -

Në mesin e humbjeve nga armiku, në betejën e fshatit Buçe, la kockat oficeri i lartë i ushtrisë serbe Deliq, si dhe u plagos rëndë kryemilici i policisë së Serbisë në komunën e Dragashit.

Rënia në krye të detyrës së dy luftetarëve trima të UÇK-së si dhe plagosja e 4 të tjerëve, për ne ishte një humbje e madhe, sepse humbëm dy ushtarët trima, të cilët ishin në krye të detyrës për furnizimin e ushtarëve të UÇK-së me armatim nga Shqipëria.

Nexhati ishte nga ata mërgimtar që e kishte lënë Zvicrën dhe kishte ardhë për me luftu për lirinë e vendit, derisa familjen e kishte lënë atje, kurse Beamiri ishte nga ata djem të ri nga Zhuri i cili kishte ardhë vullnetar në UÇK, dhe ishte me mision në njësinë për furnizim me armatim.

Rënia e këtyre dy trimave edhe pse ishte humbje e madhe për ne, lufta dhe furnizimi me armë ka vazhduar.

Në nxjerrjen e ushtarëve nga rrethimi dhe të plagosurve në Buçe dhe në malet e Breznes, u shkojmë në ndihmë me një pjesë të kompanisë së fshatit Kushtrim dhe Poslisht, mbasi ishte pozicionim më i afërt i UÇK-së me fushëbetejën nga ku i terhekëm ushtarë e të plagosur Sami Berisha nga Lezi, Albrim Krasniqi nga Vlashnja, Shasivar Ajazaj nga Zhuri, derisa Ismet Zymberi nga Tusuzi ndihmohet nga djemtë e Zhurit.

Në këtë aksion kanë qenë edhe Policia Ushtarake me Salajdin Berishën në krye, si dhe Ekrem Rexhën – komandant Drinin, i cili pas ofensivës së 16 korrikut të vitit 1998 ishte vendosur në Shtabin Lokal të UÇK-së në Vërri dhe kishte detyrën e shefit të operativës së shtabit, i cili ishte edhe pjesë e operacionit për nxjerrjen e dy kufomave të dëshmorëve në luftimet e Buçes dhe Breznes dhe të plagosurve, ku ishte edhe një pjesë e komandës së Shtabit Lokal dhe një pjesë e Batalionit të Parë dhe Dytë si dhe komplet Policia Ushtarake, si dhe Xhevat Berisha komandant në ZKZ, i shoqëruar nga luftëtarët e Vërmicës dhe Zhurit, që u angazhuan për tërheqjen e kufomës së luftëtarit Nexhat Fanaj nga fushëbeteja.

Vlen të theksohet kontributi i madhë i banorëve të këtyre dy fshtarve (Buçe dhe Brezne) për t’i dalë në ndihmë luftëtarëve të lirisë dhe të plagosurve në këtë betejë. Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoi me shumë beteja kundër okupatorit serb deri me 12.06.1999, ku përfundimisht iu dha fund sundimit serb në tokat tona”, ka shkruar Berisha.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort