LAJME

Osmani mori pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë për 249-vjetorin e themelimit të Trupave Detare të SHBA-së

Osmani mori pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë për 249-vjetorin e themelimit të Trupave Detare të SHBA-së
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2024, 14:40

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë e organizuar për nder të 249 vjetorit të themelimit të U.S. Marine Corps, e cila u mbajt në Ballon e Marinsave amerikanë.

Osmani në një postim në Facebook, ka thënë se ky aktivitet shënon një traditë të rëndësishme, ku U.S. Marine feston ditën e themelimit të tij dhe nderon të gjithë ata që kanë dhënë jetën dhe kanë sakrifikuar për liri e paqe në të gjithë botën.

“Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur prej 249 vjetësh, me të cilën U.S. Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë.”, shkruan Osmani./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika