Krimineli i luftës Nebojsha Pavkoviq ka vdekur të hënën në moshën 79-vjeçar, ka njoftuar “RTS”.
Pavkoviq, ish-komandant i Ushtrisë së Tretë të Jugosllavisë, me vendim të formës së prerë ishte dënuar nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve në Kosovë më 1999.
- Reklama -
Pavkoviq u shpall fajtor në vitin 2009 për të gjitha pikat e aktakuzës dhe u dënua për dëbime, zhvendosje të detyruara, vrasje dhe persekutim të civilëve shqiptarë nga Kosova në gjysmën e parë të vitit 1999.
Më 28 shtator ishte liruar nga burgu në Finlandë, ku po vuante dënimin e dhënë nga Tribunali i Hagës, me kërkesë të Qeverisë së Serbisë, për shkaqe shëndetësore.
- Reklama -