LAJME

Ulje e lehtë e temperaturave në vendin tonë, parashihen riga shiu e rrufe

Ulje e lehtë e temperaturave në vendin tonë, parashihen riga shiu e rrufe
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Gusht 2024, 09:25

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) sot do të ketë ulje të lehta të temperaturave kryesisht në vlerat e maksimaleve.

Parashihen riga shiu të përcjella me rrufe, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe n disa vende më e fortë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika