Sot në ambientet e FFK-së, në praninë e kryetarit të Komisionit të Garave për Ligën e Dytë dhe ligat e grupmoshave, Ardian Llumnica, administratorëve të ligave dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Ligën e Dytë, Superligën e Juniorëve dhe Ligën e Kadetëve.
Kampionati në këto liga fillon më 27 gusht, derisa shorti për Ligën e Parë të juniorëve do të hidhet në një datë tjetër.
Liga e Dytë
Java e parë
Besa – KEK-u
Dardanët – Dinamo
Shkëndija – Kosova Vr
Australia – Rilindja
Fortuna 2020 – Vitia
Behari – Sharri
Lepenci – Gjakova
Prizreni – Dardania





