LAJME

Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Prizren – Gjakovë

Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Prizren – Gjakovë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Gusht 2022, 17:46

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ndodhi sot në rrugën Prizren – Gjakovë, konkretisht në fshatin Bishtazhin.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se të lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës.

“Mund t’ju konfirmoj se në fshatin Bishtazhin ka ndodhur një aksident trafiku. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura dhe një autobus. Përveç dëmeve materiale, trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve janë duke marrë tre persona në Spitalin Rajonal në Gjakovë”, ka deklaruar Elezaj. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika