LAJME

Tre të arrestuar në Prizren për ushtrim ndikimi, në mesin e tyre një zyrtar i Gjykatës dhe një avokat

Tre të arrestuar në Prizren për ushtrim ndikimi, në mesin e tyre një zyrtar i Gjykatës dhe një avokat
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Maj 2025, 20:38

Tre persona janë arrestuar të enjten në Prizren nën dyshimin për veprën penale “ushtrim i ndikimit”.

Të arrestuar në këtë rast janë një zyrtar i Gjykatës, një avokat dhe një person ndërmjetës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas Kryeziut, personat e arrestuar janë: N.P. – zyrtar i Gjykatës së Prizrenit, B.P. – avokat, dhe B.K. – person që ka shërbyer si ndërmjetës.

 

Operacioni ka përfunduar rreth orës 14:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika