LAJME

Totaj: Zejtarët që ruajnë me dekada traditën e familjeve, e bëjnë edhe më karakteristik qytetin e Prizrenit

Totaj: Zejtarët që ruajnë me dekada traditën e familjeve, e bëjnë edhe më karakteristik qytetin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2024, 13:15

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë pamje nga punimet e mjeshtërit të këpucëve, B. Zhupi, i cili ka dekada që punon në rrugën “Saraqët” në qendër të Prizrenit.

Totaj ka thënë se zejtarët e tillë të qytetit tonë që ruajnë me dekasa traditën e familjeve të tyre, e bëjnë edhe më karakteristik Prizrenin jo vetëm për ne, por edhe për vizitorët.

“Përshëndetje të gjithëve! Një prej vlerave të Prizrenit janë edhe zejtarët që me dekada e kanë ruajtur traditën e familjeve me zeje të ndryshme, që e bëjnë qytetin edhe më karakteristik jo vetëm për ne, por edhe për vizitorët. I tillë është edhe mjeshtri i këpucëve, B. Zhupi, në rrugën “Saraqët”, në qendër të qytetit, që të gjithë e kemi vizituar gjatë jetës sonë. Kjo është kultura e Prizrenit – me të gjithë, për të gjithë!”, ka shkruar Totaj në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika