LAJME

Totaj uron të dielë të bukur me pamje të fshatit Llokvicë: Vend i mrekullueshëm për shëtitje

Totaj uron të dielë të bukur me pamje të fshatit Llokvicë: Vend i mrekullueshëm për shëtitje
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shtator 2024, 10:58

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u ka uruar qytetarëve të dielë të bukur, duke ndarë pamje nga fshati Llovicë i rajonit të Zhupës.

Ai ka thënë se ky fshat është një vend i mrekullueshëm për shëtitje në malet e gjelbëruara dhe ofron ushqime tradicionale të përgatitura me mjeshtëri nga vendasit.

“Përshëndetje nga fshati turistik Llokvicë, i rajonit të Zhupës. I vendosur mes maleve, me bukuri të mahnitshme natyrore, me tradita të veçanta e banorë mikpritës, ky fshat është një vend i mrekullueshëm për shëtitje në malet e gjelbëruara dhe ofron ushqime tradicionale të përgatitura me mjeshtëri nga vendasit. Me këto pamje nga Llokvica, ju dëshiroj një të diele të bukur!”, ka shkruar kryetari Totaj./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika