Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim miqësor gazetarin e njohur zviceran të sportit, Rainer Maria Salzgeber, i shoqëruar me miqtë nga Zvicra, Ragip Xhaka, Shaip Kadriaj, Blerim Kabashi me bashkëpunëtorë të tyre, ku bëhet e ditur se diskutuan kryesisht për përpjekjet për zhvillimin e sportit dhe investimet e vazhdueshme në infrastrukturën sportive në komunën e Prizrenit.
Totaj priti në takim gazetarin zviceran të sportit, Rainer Maria Salzgeber, diskutuan për zhvillimin e sportit në Prizren

Në njoftim thuhet se gjatë bisedës, u ndanë vizione për përmirësimin e kushteve për sportistët dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë e qytetit e sportdashësit në përgjithësi./TVPrizreni/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

