Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vapë.
Sipas IHMK-së të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.





