LAJME

Sveçla takohet me Ballën në prag të Komitetit për migracion të paligjshëm

Sveçla takohet me Ballën në prag të Komitetit për migracion të paligjshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2024, 16:50

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun shqiptar, Taulant Balla, me rastin e nisjes së Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm.

“Diskutuam për rezultatet përbashkëta të arritura në kuadër luftimit të të gjitha formave të krimit si një vizion i yni për një rajon më të sigurt. U dakorduam për hapa dhe projekte konkrete në avancimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike për më shumë siguri dhe goditje të fuqishme ndaj grupeve kriminale”, ka njoftuar Sveçla.

Tutje ai ka thënë se janë pajtuar që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë./rtk/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika