Home LAJME Situata në Kosovë pas moskonstituimit të Kuvendit, Prattipati takon zyrtarët e lartë të LDK-së

Situata në Kosovë pas moskonstituimit të Kuvendit, Prattipati takon zyrtarët e lartë të LDK-së

0
Situata në Kosovë pas moskonstituimit të Kuvendit, Prattipati takon zyrtarët e lartë të LDK-së

Nënkryetarët e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Lutfi Haziri, si dhe deputetja Jehona Lushaku, të enjten janë takuar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, me theks të veçantë rreth situatës së krijuar pas mos-konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e trajtimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese, ku Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar lëndën për interpretim”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, sipas njoftimit, përfaqësuesit e LDK-së kanë ritheksuar rëndësinë që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim të drejtë, të bazuar në Kushtetutë dhe në interes të stabilitetit institucional.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here