- Reklama -

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prizren, Policia ndërmerr masa konkrete për sigurinë publike

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Prizrenit ka realizuar dy operacione të ndara brenda pak ditësh, duke sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoletë dhe duke iniciuar procedura penale ndaj dy personave të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti i parë është regjistruar më 14 tetor në Prizren.

- Reklama -

“Stacioni Policor i Prizrenit, pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, ku një person shihej duke mbajtur një armë zjarri. Pas identifikimit të tij, njësitet e hetimeve kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gazë të tipit BLOW F92 Cal., 9 mm. Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale dhe ai është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Siç bën të ditur Policia, rasti i dytë ka ndodhur më 16 tetor, ku Sektori Rajonal i Hetimeve – Prizren, në fshatin Krushë e Madhe, pas informatave operative, ka kryer kontroll në shtëpinë e një personi të dyshuar për posedim të paligjshëm të armëve.

Gjatë kontrollit bëhet e ditur se është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.-pistoletë. Rasti është proceduar sipas procedurës së rregullt në koordinim me Prokurorinë Shtetërore.

Policia njofton se kundër dy të dyshuarve kanë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës”.

Policia e Kosovës thekson tutje se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort