- Reklama -

Sekretari i NATO-s nesër viziton Kosovën, takohet me Osmanin e Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nesër do të vizitojë Kosovën.

Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti.

- Reklama -

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR-it dhe do t’ju adresohet trupave.

Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

Para se të vijë në Kosovë, të hënën, më 20 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt. Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krishto.

Stoltenberg do të vizitojë selinë e NATO-s në Sarajevë dhe do të ketë takime me udhëheqës ushtarakë dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Të martën, më 21 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd. Ai do të ketë takime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq. Stoltenberg do të angazhohet gjithashtu me shkencëtarë serbë të cilët do të prezantojnë teknologjinë e zhvilluar në kontekstin e projekteve të NATO-s Shkenca për Paqe dhe Siguri.

Më vonë atë ditë, z. Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.

Kurse të mërkurën, më 22 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç; Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq; dhe Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë./RTK/

No description available.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort