LAJME

Rrokulliset një veturë në autostradën në daljen në veri të Prizrenit, lëndohen katër persona

Rrokulliset një veturë në autostradën në daljen në veri të Prizrenit, lëndohen katër persona
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Gusht 2024, 13:08

Katër persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident i cili ndodhi sot rreth orës 13:00 në autostradën në dalje në veri të Prizrenit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmetaj.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur pasi një veturë ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur.

“Sot më datë 8 Gusht, rreth orës 13:00, është pranuar një informatë se në autostradë – në daljen Veri në Prizren ka ndodhur një vet-aksident trafiku me lëndime. Sipas njësive në vendngjarje dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur”, ka thënë Mehmetaj.

Ndërkaq, katër të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Prizrenit.

“Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë transportuar në emergjencën e Prizrenit. Lidhur me rastin njësia e hetimeve të autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave të parapara për trajtim të mëtejmë të rastit”, ka thënë Mehmetaj./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika