Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq në konferencën e përbashkët sot me kryeministrin Albin Kurti, ka akuzuar qeverinë serbe për shfrytëzimin e serbëve të Kosovës për interesat e tyre personale.
Rashiq ka përmendur edhe protestat në Serbi, duke shtuar se ato janë një pasqyrim i revoltës jashtëzakonisht të madhe që ndjejnë qytetarët.
“Një qeveri dhe autoritete radikale autoktone janë njerëz të paskrupullt, që janë gënjeshtarë dhe manipulues, që duan t’i shfrytëzojnë serbët e Kosovës për interesat e tyre personale. Kjo do të thotë se ata i përdorin serbët e Kosovës si mekanizëm menaxhues, një mekanizëm që ndonjëherë është përdorur edhe si element për destruktivitet, jo për konstruktivitet. Ata nuk duan që ne të kemi një integrim të plotë apo jetë të harmonishme në Kosovë, por pikërisht të kundërtën e kësaj”, ka thënë Rashiq.





