LAJME

Presidenti i Maltës pritet sot në Kosovë me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani

Presidenti i Maltës pritet sot në Kosovë me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Tetor 2022, 10:19

Presidenti i Maltës, George Vella po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani do ta pres me ceremoni shtetërore presidentin Vella.

Kështu është bërë e ditur përmes njoftimit për media.

“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00. Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

George Vella po merr pjesë edhe në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili është organizuar nën patronatin e presidentes Osmani. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika