LAJME

Policia në Prizren, gjobit me 500 euro dhe ia merr për një vit patent shoferin kundërvajtësit

Policia në Prizren, gjobit me 500 euro dhe ia merr për një vit patent shoferin kundërvajtësit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2022, 23:26

Policia e Kosovës me datë 18.08.2022, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës , konkretisht Njësia e Rregullimit të Komunikacionit Rrugor – Prizren, me qëllim të krijimit të sigurisë në komunikacion ka mbajte një pikë kontrolli, gjatë kësaj kohe ka hasur një kundërvajtës i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë.

Kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50km/h ka ngarë automjetin me shpejtësi prej 128 km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjobë prej 500 euro , i janë regjistruar 5 pikë negative dhe si masë mbrojtëse i është konfiskuar patentë shoferi për 1 (një) vit.

Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar është një ndër faktorët e shpeshtë si shkak i aksidentit, andaj respektojeni kufizimin e shpejtësisë dhe rregullat tjera të komunikacionit për sigurinë tuaj dhe të tjerëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika