Home LAJME Policia e Kosovës vizitoi Policinë Bullgare, u dakorduan për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi

Policia e Kosovës vizitoi Policinë Bullgare, u dakorduan për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi

0
Policia e Kosovës vizitoi Policinë Bullgare, u dakorduan për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi

Një delegacion i lartë nga Policia e Kosovës, në krye me drejtorin e Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Policinë e Bullgarisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit reciprokë në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe dakordimin për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi.

Policia bën të ditur se dita e parë e vizitës filloi me një vizitë në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë, për të vazhduar më pas me takimin e parë me shefin e Shërbimit Kombëtar për Mbrojtje, gjeneral major Emil Tonev, nga i cili u njoftuan për misionin, detyrat, funksionet dhe programet e trajnimit të këtij shërbimi.

“Gjatë vizitës, u demonstruan edhe aftësitë profesionale të trupës përmes një simulimi praktik. Delegacioni zhvilloi gjithashtu takime me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë dhe me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare”, thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimit në Sofje, delegacioni u prit edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bullgari, Haxhi Bajraktari.

“Realizimi i vizitave të tilla, po mundësojnë shkëmbimin e përvojave policore dhe krijimin e urave lidhëse në mes të organizatave policore”, shkruan Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here