Njësia e antidrogës e Policisë së Kosovës në regjionin e Prishtinës, ka realizuar me sukses një operacion në lagjen “Muhaxherët”, me ç’rast janë ndaluar dy persona dhe një veturë.
“Gjatë kontrollit, tek i dyshuari A.B janë gjetur dhe konfiskuar 117.8 gram marihuan në një paketim të vetëm dhe 24 paketime të vogla me 26 gram marihuan të gatshme për shitje. Në veturën e personit të dytë, Sh.I, është gjetur një paketim i vogël me 1 gram marihuan. Pas urdhrit të prokurorit kujdestar, është kryer kontroll edhe në banesën dhe bodrumin e të dyshuarit A.B, ku në bodrum janë gjetur edhe 79.7 gram marihuan të ndarë në paketime për shitje, një peshore digjitale, dy paketime me foli dhe një telefon”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia thekson se të gjitha provat materiale janë konfiskuar nga Njësia e Forenzikës Rajonale – Prishtinë.






