Policia e Kosovës njoftoi sot se ka deportuar tre shtetas të Shqipërisë të cilët po kërkonin lëmoshë afër zonës së “Shatërvanit” në Prizren.
Në njoftimin për media thuhet se Stacioni Policor në Prizren ka pranuar ankesa nga qytetarët dhe afaristët e asaj zone se po bezdisen nga lëmoshëkërkues të ndryshëm.
“Patrulla policore ka dalë në atë lokacion dhe gjatë patrullimit ka has në tre lëmoshëkërkues të cilët kërkonin lëmosh në mënyrë të bezdisshme. Të tre lëmoshëkërkuesit ishin nga R. E Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për media.
“Në bashkëpunim me Zyrën për Migrim dhe të Huaj, nga Departamenti i Policisë Kufitare , DRP Gjakovë, të tre personat janë deportuar jashtë Kosovës”. /Telegrafi/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.