Komuna e Prizrenit ka publikuar një pamje nga atmosfera e mrekullueshme në Prizren, pasi që sot për herë të parë në Prizren, në sheshin Shatërvan, ka filluar aktiviteti basketbollistik “Streetball” i nivelit ”FIBA Satellite”, mbështetur nga komuna e Prizrenit, ku po marrin pjesë 8 ekipe nga mbarë Kosova .
Ekipi fitues do të sigurojë pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare ”3×3 Prishtina Challenger 2023″.
”I mbështetur edhe nga Komuna e Prizrenit, ka filluar sot, në Sheshin Shatërvan, aktiviteti basketbollistik “Streetball” i nivelit ‘FIBA Satellite’ ku po marrin pjesë 8 ekipe nga mbarë Kosova dhe ekipi fitues siguron pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare “3x3Prishtina Challenger 2023″.





