LAJME

Për herë të parë aplikohet terapia me Inclisiran në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Për herë të parë aplikohet terapia me Inclisiran në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Korrik 2025, 16:20

Sot, për herë të parë në repartin koronar të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, është aplikuar terapia bashkëkohore me Inclisiran (PCSK9 inhibitor, siRNA).

“Kjo terapi moderne përdoret për kontrollimin e niveleve të larta të lipideve (yndyrnave) në gjak te pacientët me rrezik të lartë kardiovaskular, veçanërisht në raste kur trajtimi me terapi orale në dozat maksimale nuk arrin të ulë vlerat e lipideve sipas rekomandimeve më të fundit kardiologjike. Pritet që aplikimi i kësaj terape të sjellë përmirësime të ndjeshme në shëndetin kardiovaskular të pacientëve. Aplikimi i kësaj terapie dëshmon përkushtimin e kardiologëve të spitalit të Prizrenit për të ofruar trajtim bashkëkohor, të bazuar në udhëzuesit më të rinj evropianë dhe standardet moderne të mjekësisë”, shkruan në njoftimin e këtij institucioni shëndetësor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika