LAJME

Osmani takon Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë në NATO, gjeneralin Christopher Cavoli

Osmani takon Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë në NATO, gjeneralin Christopher Cavoli
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shkurt 2025, 16:47

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në kuadër të takimeve në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka takuar edhe gjeneralin, Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.

Osmani, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë takimit me Cavolin ka riafirmuar përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pata një takim të frytshëm me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO. Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë.”, shkruan presidentja në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika