Home LAJME Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për operacionin kundër trafikimit të armëve

Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për operacionin kundër trafikimit të armëve

0
Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për operacionin kundër trafikimit të armëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një postim në Facebook, ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për aksionin e përbashkët, i cili rezultoi me goditjen e grupit kriminal që trafikonin armë.

“Përgëzoj aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë që rezultoi me goditjen e një grupi kriminal në kuadër të luftës së përbashkët të trafikimit të armëve. 64 armë zjarri të konfiskuara dhe mbi 20 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë të arrestuar është bilanci i këtij operacioni i cili është shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer të policive tona. Vetëm duke bashkëpunuar dhe jo duke përkrahur krimin, vendet tona ecin përpara drejt rajonit stabil e të integruar në BE.”, ka shkruar ministri.

Nga ky aksion u konfiskuan 64 armë zjarri, e mbi 20 shtetas nga Kosova e Shqipëria u arrestuan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here