LAJME

Nuk shkarkohet Valbon Krasniqi, deklarohen nga bordi i SHSKUK-së

Nuk shkarkohet Valbon Krasniqi, deklarohen nga bordi i SHSKUK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2022, 15:21

Në mbledhjen e së mërkurës Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës kishte paraparë të votonte për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqin.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, ky bord në takimin e sotëm disa orësh ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës.

“Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues”, thuhet në një njoftim të këtij bordi.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, bordi ka shqyrtuar gjetjet e raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, institucion ky që ka evidentuar 14 gjetje të reja ku disa nga këto për të cilat ka vlerësuar se ka elemente të mashtrimit dhe korrupsionit i ka dërguar në Prokurorinë e Shtetit, gjë për të cilën televizioni ka raportuar ditë më parë. /klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika