LAJME

Një i ri kapet në flagrancë me substancë narkotike në Suharekë

Një i ri kapet në flagrancë me substancë narkotike në Suharekë
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Prill 2025, 12:46

Mbrëmë, rreth orës 00:25, në rrugën “Brigada 123”, në Suharekë, Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar një veturë të cilën po e drejtonte 20-vjeçari E.T.

Në bazë të dyshimeve, Policia ka kryer kontrollin e automjetit dhe të dyshuarit.

 

Gazeta Sinjali raporton se të njëjtit, gjatë kontrollit, nën ulësen e shoferit i janë gjetur dhe sekuestruar, dy pako me rizlla, një grinder, një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, që dyshohet se ishte për përdorim personal.

 

Lidhur me rastin janë përfshirë edhe hetuesit e Njësisë për Hetimin e Narkotikëve (DHTN), ku pas intervistimit të të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Përgjithshme, është iniciuar rasti për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika